“Askush nuk mund të vendosë veton ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës”, kështu u shpreh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell pas takimit me kryeministrin Aleksandër Vuçiç në Beograd, ku i bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes tyre.
“Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj që do të merrej me sigurinë dhe ku do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës. Ne e përsërisim se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, u shpreh Wess Mitchell.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi kundërshtinë e tij ndaj krijimit te ushtrise. Serbia eshte e gatshme per kompromis, por jo duke perulur popullin serb, ishin fjalët e tij.
Ai tha se Serbia i ka përmbushur marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe akuzoi Kosovës se nuk ka themeluar asociacionin e e komunave me shumicë serbe. Diplomati amerikan, Wess Mitchell, po qëndron në Beograd në kuadër të një vizitë ne rajon që e filloi të hënën me Kosovën.
Top Channel