Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Wess Mitchel qëndroi të martën në Shkup, ku theksoi mbështetjen amerikane për reformat që po ndërmerr vendi si dhe për progresin ne bisedimet për çështjen e emrit.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Zoran Zaev, ai e bëri të qartë se nevojitet një zgjidhje afatgjatë për emrin, me angazhimin e të dyja palëve. Zgjidhja e konfliktit sipas tij, do të hapte rrugën drejt integrimit të Maqedonisë në NATO e BE.

“Është e nevojshme një zgjidhje afatgjatë. Janë bërë përpjekje të mëdha dhe ekziston një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund këtij problemi”, tha Wess Mitchel, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën.

Ndërkaq kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se të dyja palët, maqedonase dhe greke janë dakord që procesi të vazhdojë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara, ku duhet bërë verifikimi përmes rezolutave dhe votimit.

Ai shtoi se ndihma e vendeve mike është e mirëpritur, “sidomos kur vjen nga një mik strategjik si Shtetet e Shtetet e Bashkuara”, siç u shpreh. Pas pak ditës, Shkupin pritet ta vizitoje ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili do të paraqesë kushtet dhe kërkesat greke lidhur me kapërcimin e problemit shumëvjeçar rreth emrit të Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA