Autostrada Tiranë-Elbasan, Gjiknuri: Na duhen edhe 14 milionë euro

13/03/2018 20:07

Autostrada Tiranë-Elbasan duhej të kishte përfunduar kohë më parë, por për probleme të ndryshme kjo ende nuk ka ndodhur. Në një intervistë për Top Channel Ministri Gjiknuri shpjegon se që të përfundojnë punimet e këtij aksi do të kërkohen sërish fonde shtesë.

Top Channel: Kemi një afat konkret se kur do të përfundojë autostrada Tiranë-Elbasan? Kryeministri Rama e pranoi vetë se do të kërkojë fonde shtesë, sa do të jenë ato?

Damian Gjinuri: Në fakt nuk ka surprizë, edhe na raportet e pavarura, raporte që disponojnë nga ARRSH kërkohet edhe një fond shtesë prej 13.5-14 milionë euro për të përfunduar segmentin. Fatkeqësisht ky projekt ka marrë më shumë kohë dhe kosto se sa duhet. Me vënin në dispozicion të këtyre fondeve do të mbarojë në kohë. Kemi ardhur në këtë pikë sepse projekti ka qenë i keqdisenjuar prej fillimit, i gabuar, dhe nga ana tjetër u keqmenaxhua edhe gjatë punimeve. Shpesh herë kemi projekte jo të sakta dhe një keqmenaxhim që sjell dëme në buxhetin e shtetit. Pavarësisht dëmeve të janë krijuar dhe Prokuroria po bën një hetim të thelluar. Ne besojmë se sapo të vihen në dispozicion fondet shtesë, brenda këtij viti kjo rrugë do të përfundojë.

Top Channel: Portalet kanë aluduar sot se Rama iu ka kërkuar të largoheni nëse kjo rrugë nuk përfundon brenda këtij afati.

Damian Gjinuri:
Nëse fondet do të kalojnë, kjo rrugë do të bëhet. Në punën time kam një parim: Nëj gjithçka që më bën të lumtur. Kështu që nëse nuk do të kem realizime do të isha i pari që do të doja të largohesha.

Top Channel: FMN ju ka kërkuar të tërhiqeni nga koncensionet, por sot ju i keni kërkuar dritën jeshile një tjetër projekti: Thumanë-Kashar. A nuk do ta dëgjoni FMN?

Damian Gjinuri:
Projektet e partneriteti publik-privat janë një instrument shumë i rëndësishëm për të bërë disa projekteve të mëdha në kohë. Edhe rasti i rrugës Tiranë-Elbasan, ku projekte jo të studiuara mirë sjellin këto pasoja. Në rastin e partneritetit publik-privat një risk madh i takon privatit. Nuk ka formë tjetër, përsa kohë që buxheti i shtetit nuk ka mundësi, përveçse me formën e partneritetit publik-privat që përdoret në shumë shtete. Ka një risk dhe atë e kemi deleguar brenda legjislacionit shqiptar. Të gjitha këto projekte janë brenda një limiti të pranueshëm që është 5% e të ardhurave të pritshme që ka shteti në vitet në vijim. gjithçka që ne bëjmë janë brenda këtij tavani buxhetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA