Fshati i braktisur, mungesa e ujit dhe qendrës shëndetësore ka larguar banorët

11/03/2018 16:07

Fshati Plani i Bardhë, pas viteve ‘90-të ka njohur një braktisje masive nga banorët. Pas ndryshimit të sistemit në këtë fshat pushoi së funksionuari edhe qendra shëndetësore dhe ajo çfarë ka mbetur prej saj, janë vetëm gërmadhat.

E vetmja mundësi e banorëve për të marrë qoftë edhe ndihmë bazike është spitali i Bulqizës dhe ai i Burrelit.

Shpopullimi i këtij fshati ka ardhur kryesisht për mungesë të ujit të pijshëm dhe qendrës shëndetësore.

Banorët tregojnë se nga 300 familje që kishte dikuar, në fshat tashmë kanë mbetur vetëm 40 dhe kjo ka ndikuar, sipas tyre, në mungesën e investimeve.

Vendi ku ofrohej ndihma shëndetësore për banorët e fshatit Plan i Bardhë ishte një dhomë në mjediset e shkollës, por që se fundi u mbyll pasi nuk plotësonte as kushtet minimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA