Foto/ Nata e ndërrimit të viteve, deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj me një postim të veçantë 01/01 14:48
Partia Socialiste kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën. Blerina Gjylameti, deputete e PS-së, në një komunikim me median e quan një krim politik financimin rus të PD-së.
“Lulëzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulëzim Bashën. Sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë, po në radhë të parë me domosdoshmërinë për të ditur të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë. E cila, do të ishte një krim politik i pashoq në dëm të interesit tonë kombëtar dhe kundër ëndrrës europiane të Shqipërisë!”, lexoi në deklaratë Gjylameti.
Top Channel