
24/02 18:37
Ka gjetur momentin kur në shtëpi nuk ka pasur njeri, duke vjedhur një sasi lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit.
F.K., 87 vjeçe jeton e vetme dhe në momentin që nuk ka qenë në shtëpi, Fredi Kiptiu, 29 vjeç ka mundur të vjedhë një sasi parash që e moshuara mbante.
I riu është arrestuar menjëherë pas denoncimit në akuzën e vjedhjes.
Top Channel