Duket se për Justin Bieber dhe Selena Gomez problemet nuk kanë të sosur.

Tashmë dy këngëtarët, pas disa muajsh që janë rikthyer së bashku, duket se sërish nuk ndjehen mirë në praninë e njëri tjetrit, e për këtë arsye kanë vendosur që për pak kohë të qëndrojnë të ndarë.

Sipas E! News. Selena dhe Justin, po i japun hapërisë njëri tjetrit, dhe kjo për të vërtetuar nëse dashuria e tyre vijon të jetë aq e fortë sa për të përballuar një tjetër shkëputje.

Ende nuk dihet nëse kjo “hapësirë” që ata I kanë dhënë njëri tjetrit vjen si pasojë e prindërve të Selensës, të cilët që në fillim të lidhjes së tyre kanë qenë kundër, pasi sipas familjarëve të këngëtares, Justin nuk është personi i duhur për të.

Pak ditë më parë Selena mori pjesë edhe në ceremoninë e martesës së babait të Justin në Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA