Jemi mësuar shpesh që një recetë mishi të mbushur, ta shikojmë të shtruar në tryezë gjatë festave të ndryshme. Megjithatë përveçëse festiv dhe i shijshëm, mishi i mbushur konsiderohet një vakt i plotë, që kënaq shijet e çdo grupmoshe, aq sa përgatitja e recetave të këtij lloji kthehen në argëtim për gjithë familjen.
Përbërësit për këtë recetë:
fileto gici
proshutë
djathë kackavall
spec i kuq
djathë guda të përzier me mozzarella
spinaq
bakon
pana, salcë domate
Përgatitja:
Fileton e gicit e pastrojmë pak dhe e ndajmë, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e rrahim. Kur roleja të jetë hapur mjaftueshëm, e kriposim fileton, vendosim proshutë të prerë hollë, djathë kaçkavall, mjafton 60 gr për 1 role.
Shtojmë dhe pak spinaq të grirë, spec të kuq dhe bakon, shtojmë djathë guda dhe mozzarella, e mbështjellim rolenë dhe vendosim një shkop shishqebapi, qe mos hapet, e kriposim nga jashtë dhe e vendosim në zgarë, në të cilën kemi shtuar pak vaj më parë.
E lëmë të marrë një skuqje të lehtë, e kthejmë nga ana tjetër. Më pas e vendosim në tavë dhe e kalojmë në furrë për 10 minuta, pasi është skuqur në furrë e kalojmë edhe pak në tigan. E ndajmë në disa, pjesë, shtojmë pak vaj dhe gjalpë.
Ndërkohë përgatisim salcën e rolesë. salcë e kuqe, domate dhe pana. E lemë të marri një skuqje salca, rolesë i kalojmë dhe pak konjak. Salca dhe roleja është gati. I servirim së bashku në pjatë.
Top Channel