Ndërsa në Evropë po gdhinte e hëna, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte në kulimin e saj mbrëmja e Oscars, ku Gary Oldman mori statujën e parë të artë në karrierën e tij, si aktori më i mirë, me rolin Churchill.

Por ndërsa në skenën e ndarjes së çmimeve aktori 59-vjeçar tregoi urtësi dhe mes shumë batutash fine falenderoi nënën e tij, festën reale duket ta ketë bërë shumë orë më vonë, kur ndodhej në hotel, e ndiqte me pasion skuadrën e tij të zemrës. Nga fotot që ka zbuluar vetë aktori ai festoi kur Nemaja Matiç shënoi golin e fitores për Manchester United, në ndeshjen e prapambetur të Premier League kundër Crystal Palace.

Si një fans i zjarrtë i Manchester United, Gary Oldman shfaqet me statujën e artë dhe fanelën e futbollistit të tij të preferuar, Marcus Rashford me një dedikim special. Foto e Gary Oldam më pas është postuar edhe në faqen e instagramit të Manchester United, ndërsa me shumë gjasa aktori do të jetë këtë fundjavë në Old Trafford, për të ndjekur përballjen me Liverpool.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA