Banorët e Gosës në protestë për energjinë, të dëmtuar dhe bizneset
07/03/2018 15:20
Banorët e Gosës në bashkinë e Rrogozhinës janë bërë bashkë për të protestuar në lidhje me mungesën e energjisë.
Linjat e amortizuara, janë një nga shkaqet që energjia në këtë zonë ikën shumë shpesh.
Problemi nuk është vetëm për abonentët familjarë. Mungesa e energjisë ka sjellë probleme të mëdha dhe te bizneset përpunuese.
“Kjo situatë dëmton biznesin, krijon dëm të madh ekonomik dhe për më tepër nuk punon qetësisht”, thotë Antonio Imperiale.
Top Channel