Paradat ushtarake dhe SHBA, një “marrëdhënie” e ftohtë

07/02/2018 19:02

Paradat ushtarake nuk janë traditë e historisë moderne të Shteteve të Bashkuara, megjithatë, Donald Trump duket se ka mbetur i magjepsur nga parakalimi i ushtrisë franceze në Ditën e Bastijës.

Washington Post njoftoi para se të dilte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ta konfirmonte, se Presidenti u kishte kërkuar shefave të Pentagonit në fund të janarit organizimin e një parade madhore brenda këtij viti.

Nuk ka ende një datë se kur mund të organizohet kjo paradë, por aludimet më të mëdha flasin për 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara nga Mbretëria e Anglisë.

Kërkesa e Donald Trump mund të tingëllojë e pazakontë për shumë amerikanë dhe demokratët në Kongres e kanë krahasuar atë me një “metodë të përdorur nga shtetet diktatoriale”. Megjithatë, paradat nuk janë krejtësisht të panjohura për amerikanët.

E fundit prej tyre u zhvillua në vitin 1991 në Nju Jork për të festuar fitoren në Luftën e Gjirit Persik.

FOTO GALERI
4/5
Në vitin 1961, John F.Kennedy do të shfrytëzonte paradën në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe krizës së raketave në Kubë, për t’u prezantuar botës “Nike Zeus”, raketa e parë e konceptuar për neutralizimin e raketave ballistike.

Top Channel