Të dielën në mbrëmje, Donald Trump la të kuptohej se në të ardhmen jo fort të largët do të vendoste tarifa importi të majme për produktet e Bashkimit Europian.
“Kam pasur shumë probleme me Bashkimin Europian nga kendvështrimi tregtar. Ne nuk mund të fusim mallrat tona atje, por ata sjellin mallra në SHBA pa taksa, ose me taksa të papërfillshme. Kjo s’është e drejtë”, deklaroi ai.
Kësaj deklarate të Trump i është kundërpërgjigjur Bashkimit Europian përmes zëdhënësit të Këshillit.
“Ne besojmë se tregtia duhet të jetë një histori fitoreje për të dyja palët. Por, besojmë gjithashtu që tregtia duhet të jetë e hapur, e ndershme dhe e bazuar në rregulla. Bashkimi Europian mbetet në gatishmëri për t’u kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë në rast se eksportet tona preken nga ndonjë masë kufizuese”, thuhet në deklaratën e KE.
Top Channel