Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Pronarë të rinj, rregulla të reja, me të cilat tani duhet të fillojnë të përshtaten të apasionuarit e Formula 1.
Liberty Media është duke studiuar mundësinë e ndryshimit të orareve të fillimit të aktiviteteve të Formula 1, veçanërisht për ato që zhvillohen në Evropë, në mënyrë që përmbushë kërkesat e kompanive të reklamave, por edhe për t’u përshtatur pak me ndryshimet orare të publikut amerikan, për të cilët dretjuesit e rinj të F1 janë shumë të interesuar.
Propozimin e saj Liberty Media e ka diskutuar me skuadrat dhe parashikon spostimin me 1 orë të zhvillimit të sesioneve të provave të lira dhe kualifikuese dhe me 1 orë e 10 minuta fillimin e garave të Evropës. Arsyeja e 10 minutave më shumë për fillimin e garës është pas kërkesës së televizioneve për hapësirat publicitare.
Ky modifikim do të bëhej i mundur vetëm falë një ndryshimi në rregulloren e FIA-s, që nuk i specifikon për momentin oraret e fillimit të provave të lira dhe kualifikuese, por ka të përcaktuar kohën e nevojshme prej 2.30 minuta nga njëri interval në tjetrin. Këto orare do të aplikohen vetëm për garat që zhvillohen ditën, ndërsa gara si ajo e Singaporit, Bahreinit dhe Abu Dhabi, qe zhvillohen natën, nuk do të jetë i nevojshëm ndryshimi i orarit.
Ndërkohë një tjetër ndryshim i paracaktuar për vitin 2018 është Çmimi i Madh i Francës, që do të startojë në orën 16.10, për të shmangur transmetimin në të njejtën kohë me ndeshjen Angli-Parama, e vlefshme për finalet e Botërorit Rusi 2018, e përcaktuar për t’u luajtur në orën 14.00.
Top Channel