“E shkuara ime është e vdekur…”, aktori Bes Kallaku thyen heshtjen për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij 14/12 13:30
Kim Jong-un po përpiqet që të tërheqë turistë në Korenë e Veriut duke i bërë reklamë një resorti luksoz të ndërtuar në një zonë që është përdorur për testime raketash.
Lideri i vendit komunist zbuloi se resorti do të ndërtohet në provincën Kangwon, në lindje të të cilit kanë rënë 3 raketa balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut vitin e kaluar.
Pak detaje janë dhënë mbi resortin, por mendohet se do të përfshijë edhe një plazh ranor shumë të famshëm.
Shteti aziatik po përpiqet që t’i japë një nxitje ekonomisë së tij pas sanksioneve të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Top Channel