Pas situatës së vështirë financiare që shkaktoi kriza hidrike e vitit të kaluar, kompanitë publike të energjisë duket po përjetojnë një moment të mirë. Korporata elektroenergjetike shqiptare arkëtoi 2.86 milionë euro nga shitja e energjisë në eksport për dy javët në vijim.
Sipas njoftimit zyrtar, KESH përfundoi kontratat për shitjen e 75 mijë megavat orë energji, e cila do të dorëzohet në periudhën 22 janar 4 shkurt.
Së bashku me energjinë e shitur para kësaj periudhe, KESH ka arkëtuar mbi 5 milionë euro brenda një muaj e gjysmë nga eksporti i energjisë elektrike.
Vitin e kaluar KESH, OSHEE dhe OST u përballën më krizë financiare për shkak të thatësirës së gjatë, që detyroi qeverinë të jepte rreth 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë nga eksporti dhe shlyerjen e borxheve të tre kompanive.
Bashkë me paratë e shpenzuara nga vetë, kompanitë energjetike, kryesisht OSHEE vitin e kaluar Shqipëria shpenzoi 200 milionë euro, ose mbi 1.5 për qind të prodhimit kombëtar për importin e energjisë, ccka përvecc tronditjes së financave të kompanive dhe buxhetit dëmtoi rritjen ekonomike.
Por këtë vit situata duket se ka ndryshuar tërësisht. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga KESH niveli i ujit aktualisht në liqenin e fierzës është 290 metra, ose 6 metra nën kuotën maksimale.
I gjithë konsumi i energjisë po furnizohet nga prodhimi vendas dhe në të njëtën kohë KESH është duke shitur në eksport. Shitja e energjisë pritet të vazhdojë të paktën edhe për muajin tjetër për shkak se rezerva hidrike është në nivele maksimale, ccka pritet të lehtësojë sadopak financat e drobitura të kompanive energjetike.
Top Channel