Hapet qeveria amerikane, republikanët premtojnë debat për emigrantët

23/01/2018 09:41

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka përfunduar pasi republikanët dhe demokratët votuan ligjin për financimin e përkohshëm. Lidershipi demokrat ra dakord të mbështesë ligjin pasi iu premtua nga republikanët një debat në ditët e ardhshme për emigrantët e rinj të paligjshëm.

Demokratët duan mbrojtje nga deportimi të të ashtuquajturve Dreames, më shumë se 700 mijë emigrantë të rinj që kanë hyrë në SHBA kur kanë qenë fëmijë.

Por, republikanët kanë insistuar se asnjë marrëveshje nuk do të ishte e mundur ndërsa shërbimet federale qeveritare ishin të mbyllura. Presidenti Trump, në një deklaratë tha se ishte i kënaqur që demokratët në kongres ishin bërë të logjikshëm.

“Ne do të arrijmë një marrëveshje afatfgjatë për emigracionin vetëm nëse ajo do të jetë në të mirë të vendit tonë”, tha ai.

Kjo është masa e katërt e përkohshme që nga tetori pasi Capitol Hill nuk ka mundur të bjerë dakord për buxhetin afatgjatë. Ligji i buxhetit u miratua në senat me 81 vota pro dhe 18 kundër ndërsa dhoma e përfaqësuesve e kish miratuar më herët me 266 vota pro dhe 150 kundër.

Kjo bën që qeveria amerikane të ketë financime deri më 8 shkurt me shpresën se kongresi do të mund të arrijë një marrëveshje afatgjatë për buxhetin ndërkohë. Me mijëra punonjës federalë kishin qëndruar në shtëpi, pa pagesë, që nga e shtuna dhe tani mund të marrin frymë lirisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA