
“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”, reagon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
13/03 19:13
Një grua nga Londra përdor fotot e kafshëve shtëpiake të klientëve të saj për të bërë torta me këto kafshë dhe që janë tërësisht të ngrënshme.
35-vjeçarja Hannah Edwards, e cila ka një dyqan me emrin “The Cake Illusionist” (Iluzionistja e tortave), është bërë shumë e famshme falë punëve të saj dhe sot udhëton nëpër botë për t’i mësuar njerëzve skulpturat nëpër torta.
“Për ditëlindjen e parë të djalit tim bëra një tortë me luan. Nuk mu duk ndonjë gjë e madhe, por miqtë e pëlqyen shumë dhe nisën të më sillnin porosi për të bërë torta me kafshët e tyre shtëpiake. Me kalimin e kohës jam përmirësuar shumë”, shprehet Edwards për “Daily Mail”.
Top Channel