25/11 20:15
Delegacioni i Koresë së Veriut që do të mbikëqyrë kushtet ku do të qëndrojë ekipi olimpik i Penianit për lojërat dimërore në Korenë e Jugut drejtohej nga një emër i njohur për jugorët dhe për pjesën tjetër të botës.
Hyon Song-wol ishte në krye të grupit vëzhgues të vendit komunist në Seul. Ajo është udhëheqësja e bandës muzikore “Moranbong”, që mikson popin me folklorin vendas dhe nga Koreja e Veriut është cilësuar si “kundërpërgjigje” e Spice Girls.
Ky delegacion paraprirës është pjesë e dakordësisë së rënë mes dy vendeve gjatë bisedimeve dypalëshe, që çtensionuan situatën.
Veç kësaj, Hyon Song-wol njihet edhe si ish e dashura e udhëheqësit suprem, Kim Jong-un.
Top Channel