Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Do të jetë drita ajo që do të shkruajë dhe lexojë të dhënat e memories së kompjuterit të së ardhmes, thotë një studim i publikuar në Nature Nanotechnology.
Falë eksperimentit të grupit ndëkrombëtar të udhëhequr nga Sergio Brovelli, i universitetit të Milanos, shkencëtarët kanë treguar se futja e kontrolluar e disa atomeve të argjentit në brendësi të një materiali gjysmëpërcjellës, krijon një fushë të fortë magnetike në nanopjesët e saj kur ndriçohet.
Ky magnetizëm i aktivizuar nga dritat, që vazhdon me kalimin e kohës dhe që është optikisht i dallueshëm, mund të bëhet element bazë për paijsjet e ruajtjes së të dhënave të brezit të ri.
Inxhinierizimi i këtij veprimi mes atomeve, shpjegon Brovelli, “hap mundësinë e realizimit të materialeve me performancë të lartë që mund të jenë elemente thelbësore të teknologjisë së të ardhmes, për shembull, kompjuterave optikë dhe memorie të kapacitet të madh, dhe frekuencë e lartë “leximi” dhe “shkrimi” me dritën”.
Top Channel