Tirana i përgjigjet Moskës: I ka keqinterpretuar deklaratat e Ramës

19/01/2018 20:00

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës.

Kjo e fundit shprehu shqetësim dhe akuzoi Ramën se po vijon të promovojë të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, që sipas Rusisë cenon themelet e shtetit të Maqedonisë. Por sipas Tiranës zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka keqinterpretuar komentet e Ramës.

“Ne vlerësojmë kalimin e ligjit pasi ai plotëson një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”.

Ministria e Jashtme në Tiranë nënvizon se ajo qëndron jashtë çështjeve të brendshme të Maqedonisë dhe se investohet për harmoninë etnike në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA