Çfarë ndodh kur ndërrohen rolet?

19/01/2018 10:23

Një koleksion i ri fotosh nga artisti vizual Eli Rezkallah që trajton çështjen e seksizmit është bërë virale në internet.
Duke u frymëzuar nga një udhëtim familjar vitin e kaluar, 31-vjeçari ka kthyer modelet e vjetra të reklamave kokëposhtë në projektin e tij të ri “In a parallel universe”.

“Në ditën e Falënderimeve vizitova familjen time në New Jersey, dhe dëgjova xhaxhallarët e mi të flisni nse si femrat janë më të mira me gatimin, kujdesin për kuzhinën, dhe në përmbushjen e “detyrave të tyre femërore”. Dhe pse e di që jo të gjithë meshkujt mendojnë si xhaxhallarët e mi u befasova që ende mendojnë kështu”, thotë Eli.

Ne mund të bëjmë debat sot duke parë fushatat e viteve 1950, por ato foto janë një kujtim i fortë se sa larg kemi shkuar me trajtimin e seksizmit, dhe një kujtesë se sa shumë mbetet për t’u bërë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA