Rally Dakar, triumfojnë Ten Brinke dhe Toby Price

18/01/2018 13:16

Etapa e 11 e Rally Dakar u mbyll me fitoren e Ten Brinkes në kategorinë e makianve.

Piloti holandez i Toyota Gazoo Racing i përshkoi 797 km e kësaj etape me kohën 4 orë 10 minuta e 54 sekonda, duke regjistruar fitoren e tij të parë në karrierë në një etapë speciale të Rally Dakar. Në vendin e dytë u rendit francezi Despres me Peugeot me 4 minuta e 35 sekonda më shumë, ndërsa i treti u pozicionua spanjolli Carlos Sainz edhe ky me Peugeot, me 4 minuta e 40 sekonda më shumë se Ten Brinke.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme, ajo vazhdon të kryesohet nga Sainz i shkëputur me mbi 50 minuta nga vendi i dytë, i mbajtur nga Peterhansel, ndërsa në vendin e tretë është Nasser al-Attiyah.

Në kategorinë e motorëve triumfoi Toby Price. Piloti australian i Red Bull KTM e fitoi etapën e 11 të Rally Dakar me 4 orë 1 minutë e 33 sekonda, i ndjekur në vendin e dytë nga argjentinasi Kevin Benavides me 1 minutë e 38 sekonda më shumë, ndërkohë që vendi i tretë i takoi Antoine Meo me 6 mminuta e 31 sekonda më shume se Price.

Në renditjen e përgjithshme, Walkner vazhdon të kryesojë edhe pse etapën e 11 e mbylli në vendin e pestë. Kevin Benavides është i dyti me 32 minuta më shumë, ndërsa i treti është pikërisht fituesi i etapës së 11, Toby Price.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA