Ronaldinho nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga viti 2015, por ish-ylli i Barcelonës kurrë nuk kishte zyrtarizuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist. Kjo gjë ndodhi të martën, kur vëllai i yllit brazilian konfirmoi gjithçka.
“Kaq ishte, këtu mbaron. Tërheqja e tij ishte fakt pasi ka shumë që nuk luan”, shpjegoi Assis për “O Globo”.
Ronaldinho ishte ende aktiv duke luajtur ndeshje miqësore, të cilat do të vazhdojë t’i luajë në formën e një turi lamtumire në të gjithë botën.
“Do të bëjmë diçka të madhe pas Botërorit”, shtoi Assis.
Skuadra e fundit e Ronaldinhos ka qenë Fluminense, me të cilën në sezonin e fundit luajti vetëm 9 ndeshje. Braziliani ka folur gjithmonë për një tërheqje të mundshme, por gjithmonë linte të hapur mundësinë për të vazhduar nëse do të kishte ndonjë ofertë interesante.
Ronaldinho ka fituar një Botëror, një Champions League, një Top të Artë dhe një Kupë Libertadores.
Top Channel