Amendamentet e opozitës për Kushtetutën nuk janë një kartë politike, sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por përgjegjshmëri dhe seriozitet i opozitës.
Në një dalje për mediat, ku foli mbi ekonominë aktuale të vendit, znj. Kryemadhi tha se nga maxhoranca ka pasur vetëm deklarata fëminore, apo inatçore, por jo zgjidhje të ngërçit politik.
“Ne kemi dëgjuar batuta dhe deklarata fëminore dhe inatçore të kryeministrit nga mikrofonat, po në fund të ditës asnjëherë nuk kemi parë material të shkruar për sa i përket opozitës. Dje opozita u tregua mjaft e përgjegjshme e serioze, pavarësisht se maxhoranca mundohet ta quajë si një kartë politike, po nuk mendoj se është es tillë kur maxhoranca nuk pranon të ulet për të lexuar materialin. Deri më sot nuk kemi parë nga maxhoranca, apo institucion që është konsultativ pranë parlamentit përsa i përket zgjidhjes së ngërrcit të reformës në drejtësi. Nuk kemi asnjë lloj karte politike, duam të zbatohet reforma në drejtësi, i vetmi njeri që e ka përdorur për interesat e veta është zoti Rama. Pavarësisht nga kjo ne e themi përsëri, jemi përsëri të hapur për ta futur Parlamentin në shinat kushtetuese”, tha Kryemadhi.
Top Channel