Ambasadori Delawie: Të hetohet vrasja e Ivanoviç! Të ruhet qetësia

16/01/2018 12:35

Për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e kësaj të marte përpara zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

“E dënoj në mënyrën më të fuqishme vrasjen e tmerrshme të Oliver Ivanoviçit, e shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e tij”, nis reagimin ambasadori.

Më tej, Delawie u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë të Kosovës, veçanërisht tani që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara, të hetojnë këtë incident shpejt dhe në mënyrë profesionale, e t’i nxjerrin autorët para drejtësisë.

“Nxisim të gjitha palët të shmangin retorikat e rrezikshme dhe të ruajnë qetësinë në këtë moment të ndjeshëm, e të angazhohen për vazhdimin e punës drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë”, shkruan Delawie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA