Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj ka dorëzuar raportin për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Raporti është dorëzuar pranë komisionit të ligjeve, i cili pritet të mblidhet të martën për nisjen e procedurave për ngritjen e KLGJ dhe KLP.

ONM dorëzoi raportin në Kuvend të premten, ku maxhoranca dhe opozita shprehën mendime të ndryshme për ecurinë e procedurave.

Mësohet se në raport janë tre emra, Alfred Balla, Andi Murataj dhe Mimoza Qinami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA