23/11 21:02
Një grua që nuk gjente dot burrë u martua më në fund me fantazmën e një pirati nga Haiti, i cili ka vdekur në vitet 1700 dhe të cilin ajo nuk e ka parë as në foto.
45-vjeçarja Amanda Teague, nga Irlanda e Veriut, zgjodhi fantazmën Jack për të “shkëmbyer unazat” në ujrat ndërkombëtare.
Një ndërmjetësuese shpirtrash tha “pranoj ta marr për grua Amandën” në vend të Jack-ut.
“Ai është shpirti im binjak. Jam shumë e lumtur. Është marrëdhënia perfekte për mua”, ka thënë 45-vjeçarja për “Daily Star”.
Edhe pse nuk e shikon, ajo mendon se burri i saj ngjan me personazhin Jack Sparrow te filmi “Piratët e Karaibeve”.
Top Channel