Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani i dhanë fund martesës së tyre para pak ditësh, lajm ky që përfundoi në qendër të vëmendjes mediatike.
Së fundi Erjona është vendosur në Itali, ku ka botuar edhe një libër, si dhe po merr pjesë në disa spektakle, që po e ndihmojnë të rritë famën e saj. Por mesa duket edhe Blerimi ka ndërmend t’i shkojë pas, sepse ka vendosur të kthehet në Itali.
Këtë detaj e ka zbuluar trajneri i Montrealit, që u shpreh se Xhemajli i ka kërkuar klubit kanadez ta lejojë të kthehet në Serinë A te Bologna, skuadër ku futbollisti me origjinë shqiptare luajti deri në fund të sezonit të kaluar.
Trajneri i Montrealit është shprehur gjithashtu se klubi kanadez ka ndërmend t’ia lejojë këtë transferim Xhemajlit, pasi nuk dëshiron të mbajë futbollistë jashtë vullnetit të tyre.
Top Channel