Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Të paktën 13 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në jug të Kalifornisë, ku shirat e dendur kanë shkaktuar edhe përmbytje.
Autoritetet lokale raportojnë se mbi 160 njerëz janë dërguar në spitale, ndërsa rreth 300 të tjerë kanë mbetur të izoluar nga lumenjtë e baltës në kanionin Romero, në lindje të Santa Barbarës.
Me dhjetëra janë kilometrat e rrugëve dhe autostradave që janë mbuluar nga dheu e uji. Zyrtarë të policisë lokale thanë se, zonat e përmbytyra nga uji dhe balta duken si skena nga Lufta e Parë Botërore.
Ironia e dhimbshme e natyrës qëndron në faktin se, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë prekur zonat që një muaj më parë po digjeshin nga zjarret masive dhe vuanin thatësirën.
Ekipet e emergjencave, që po punojnë pa u ndalur për të shpëtuar njerëzit në nevojë, thanë se një numër personash mungon në apel dhe pritet që bilanci makabër të rritet.
Komuniteti më i prekur është ai i Montecitos, ku policia raporton se futja e lumenjve të baltës shkuli shtëpitë nga themelet. Në operacionet e shpëtimit është angazhuar edhe Garda Kombëtare, që ka dërguar helikopterët e saj në mbështetje të autoriteteve lokale.
Mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre, për herë të dytë brenda dy muajve, por këtë herë për arsyen e kundërt të flakëve.
Top Channel