Në verë pluhuri dhe në dimër balta. Telashet për banorët e fshatit Ballagat në Lushnjë nuk kanë fund. Nuk është e para herë që ata dalin dhe ankohen para kamerave për rrugën e prishur.

Mungesa e infrastrukturës në zonë nuk vështirëson thjesht jetesën, por dhe mbijetesën. Rruga e paasfaltuar lidh 5 fshatra me qytetin e Lushnjës dhe Peqinit. 25 vitet e fundit është shtruar 4 herë me gurë dhe një herë me asfalti, por vetëm në 5 km e para.

Edhe një tjetër segment është prishur pak kaluar një muaj. Pikërisht në këtë rrugë banorët duhet të transportojnë prodhimet që i shesin në tregje.

Dy dekada më parë në këtë zonë banonin rreth 10 mijë banorë, por sot numri i tyre në zonën e Darsisë nuk shkon më shumë se 3500, nga të cilët 40 përqind jetojnë në emigracion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA