Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

04/07/2026 08:31

Presidenti Bajram Begaj, uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02aN1pYovuTM4VC93FRuWBdo6ZGuwd5M83p3rRB3J54iokuSgzfW3pbCvgtmYWh1XWl&id=100083873377379

Top Channel