Në një tokë ku temperaturat bien shpesh deri në -60 gradë Celsius, vetëm krijesat më të forta mund të mbijetojnë.

Në zonat e thella të Siberisë, njerëzit Jakut arrijnë të jetojnë falë kuajve të tyre që i rezistojnë të ftohtit të madh. Rraca e rrallë, që njihet thjesht me emrin kali jakut, mban me mish njerëzit, ndërsa vetë ushqehen me bimësinë që e gjejnë poshtë dëborës së dendur.

Që kur është 6-muajsh, një kalë i tillë jep rreth 105 kg mish, ndërsa kur bëhet 30-muajsh, jep rreth 165 kg. Të rritur, kuajt jakutë japin 228 kg. Ata kanë shtresa dhjami që i mbajnë ngrohtë gjatë acarit.

Jakutët e kanë burim kryesor të ardhurash kalin jakut. Mbarështuesit e këtyre kuajve jetojnë në shtëpi të vogla druri dhe i mbijetojnë të ftohtit duke ngrënë mish dreri, kali dhe peshku.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA