U deshën 120 minuta lojë për të vendosur skuadrën që kualifikohet për më tej në Kupën e Italisë mes Milanit dhe Interit, sfidë e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës.
I riu Patrick Cutrone ishte ai që vendosi gjithçka, pasi shënoi në minutën e 104’ golin e vetëm të takimit, duke i dhënë kuqezinjve kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë përballë Lazion.
Nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në ‘San Siro’ nuk mjaftuan 90 minuta për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar, pasi të 2 skuadrat nuk arritën të finalizojnë, veçanërisht Interi, që shpërdoroi me Joao Marion mundësitë më të mira.
Në minutat shtesë, ishte pikërisht Cutrone, që lëvizi bukur në zonë dhe mori një pasim të zgjuar nga Suso, të cilin e dërgoi në rrjetën e Handanoviç dhe kualifikoi kuqezinjtë. Minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim, me zikaltrit e Spallettit që dukeshin të pafuqishëm për të shënuar në portën e Donnarummës së madh, Antonios.
Top Channel