Harry e Meghan çudisin sërish me fotot sensuale

22/12/2017 15:40

Harry dhe Meghan nuk rreshtin së befasuari. E papritura e radhës së historisë së tyre të dashurisë jane 3 imazhe të shkrepura me rastin e fejesës nga aparti i fotografit të njohur njujorkez Alexi Lubomirski, në “Frogmore House”, një rezidencë mbretërore private në parkun e Kështjellës “Windsor”.

Atje, sipas zërave, do të mbahet edhe ceremonia martesore. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për foto inovative, krahasuar me ato që janë realizuar për fejesat paraardhëse të familjes mbretërore.

Sipas tyre, fotot dëshmojnë një nivel të lartë të tërheqjes seksuale mes të dyve. Edhe paraqitja e aktores Meghan Markle ka nxitur reagime të shumta, me disa që e shohin të papërshtatshme veshjen e 36-vjeçares me rolin e saj të ri.

Ajo shfaqet me një fustan luksoz prej tyli të zi, i zbukuruar me gjethe të arta të punuara me dorë. Fustani transparent është pjesë e koleksionit dimëror të shtëpisë së modës “Ralph & Russo”.

Në asnjë prej fotove nuk duket plotësisht pjesa e sipërme e veshjes, por presupozohet që për Markle të jetë vënë një astar për të shmangur lakuriqësinë.

Pallati Kensington konfirmoi se fustani, që ka një vlerë prej 56 mijë dollarësh, ishte siguruar privatisht. Në një prej fotove, bashkëshortët e ardhshëm shfaqen me një veshje tjetër; pallto “Burberry” për Princin Harry dhe një bluze të Victoria Beckham për Meghan.

Këto janë dy marka angleze shumë të dashura për shtresën e lartë të Britanisë, por përveç kësaj, mes Markle dhe Beckham përflitet se ka edhe një lidhje miqësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA