Paralajmërim i frikshëm mbi centralin ukrainas të pushtuar: Putin mund të shkaktojë katastrofën më të madhe në Europë
Autoritetet në Australinë Perëndimore kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1.2 tonë ngarkese metamfetamine. Lajmi publikohet nga vet Policia federale austriale, përmes një komunikate.
Ngarkesa e metamfetaminës, me një vlerë prej 1.04 miliardë dollarësh australianë (800 mln USD) është më e madhja e historisë australiane dhe besohet të ketë ardhur nga Kina.
Sekuestrimi ka kërkuar muaj të tërë pune dhe bashkëpunimi të disa agjencive australiane.
Pasi u transferua nga një anije larg bregdetit, sasia e drogës dyshohet se është shkarkuar nga një mjet lundrues “Valkoista”, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, e më pas po ngarkohej në një kamion të bardhë të marrë me qira në Portin e Geraldtonit, 400 km në veri të Perthit.
Agjentët ndërhynë në të njëjtën kohë në kamion dhe anije, duke arrestuar 6 australianë. Dy shtetas të tjerë nga Australia u arrestuan në një hotel në veri të Perthit, në vazhdën e operacionit. Të 8 ata janë akuzuar me “import ose zotërim të një sasie droge me qëllim tregtimin e saj”, subjekt i kontrolleve në kufi. Të dyja akuzat, nëse do të vërtetohen për ta, çojnë deri në burgim të përjetshëm.
Operacioni që ka zgjatur 6 muaj është fokusuar te një grup i krimit të organizuar që operonte në vend. Plot 20 mandate kontrolli janë lëshuar në 3 shtete të ndryshme, që kanë kontribuuar në këtë hetim.
Policia sekuestroi 59 çanta me metamfetaminë, së cilës i referohene dhe si “akull” në Australi, secila me peshë 20 kg nga kamioni, sikurse edhe një çantë tjetër me peshë 20 kg nga mjeti lundrues “Valkoista”.
Top Channel