Më mirë një mik se sa një thesar, duket një shprehje klishe, por më e vërtetë se kurrë për këtë breshkë uji që kishte ngecur mes 800 kilogramëve kokainë.
Breshka dhe kokaina u gjetën nga roja bregdetare amerikane rreth 500 km në jug të kufirit mes Meksikës dhe Guatemalës, një korridor mjaft i përdorur nga trafikantët e drogës.
Pakot me kokaninë mbase u hodhën në det nga ndonjë mjet lundrues ndërsa ndiqej nga autoritetet, por fijet me të cilat ato ishin lidhur mbërthyen edhe breshkën e detit që duhet të ketë notuar mes tyre për të gjetur ushqim.
Një prej litarëve ishte lidhur rreth qafës së breshkës dhe me siguri që do ti kushtonte jetën, nëse roja bregdetare amerikane nuk do ta kishte shpëtuar. Nuk dihet se prej sa ditësh breshka kishte ngecur mes pakove të kokainës, por 53 milionë dollarët që vlente kokaina, zor se e bënë të ndihej më mirë për situatën në të cilën gjendej.
Top Channel