Trump në “Disney”, pjesë e hollit të Presidentëve

19/12/2017 21:19

Presidenti Trump ka mbërritur më në fund në Walt Disney World. Dhe po, ai flet… Pas një vonese që ndezi edhe teoritë konspirative online, ndër të cilat edhe ajo që sugjeronte se Disney po përpiqej ti mbyllte gojën Trump, Disney World ka zbuluar një robot audio antimatronik, në përmasa reale, si pjesë e hollit të famshëm të tij të presidentëve.

Në shown 25 minutësh, Trump, ose versioni me silikon i tij, i bashkohet 43 paraardhësve të tij. Ai qëndron pranë Abraham Linkolnit të ulur në qendër të skenës, me modelin e tij identifikues të flokëve, xhaketën e kostumit të tij të zbërthyer, dhe kravatën e tij të shkurtër

“Mbi të gjitha, të jesh amerikan do të thotë të jesh optimist, të besosh se ne gjithnjë mund të bëjmë akoma më shumë, dhe se ditët më të mira të kombit tonë të madh, ende nuk kanë ardhur”.

Holli i presidentëve, është një nga katër parqet tematike në Orlando, ku ndodhet Disney World. Ai u mbyll në janar, pak ditë para inaugurimit të Trump, dhe siç u bë e ditur arsyeja ishte që të përgatiteshin për të mirëpritur presidentin e ri.

Atraksioni, që tregon historinë e shteteve të bashkuara dhe njerëzve që e kanë drejtuar atë, me fokus tek vlerat themeluese, fillimisht supozohej se do të rihapej në fund të qershorit, por gjithçka u shty deri më tani me kompaninë që la të kuptohej se Trump nuk kishte regjistruar ende frazat që do të thoshte.

Top Channel