Kinezët në stadium…për të parë ekzekutimin e 10 personave

19/12/2017 11:39

Qindra kinezë u grumbulluan në stadiumin e provincës Lufeng në pjesën jugore të vendit, por jo për të ndjekur ndonjë aktivitet sportiv.

Turma kureshtare iu përgjigj thirrjes së autoriteteve për të marrë pjesë në “ekzekutimin shembullor” të 10 personave të dënuar me vdekje nga dy gjykata të ndryshme. Ata ishin shpallur fajtorë për vrasje, grabitje dhe trafik droge.

Ky ishte rasti i tretë që prej muajit qershor që autoritetet kineze ekzekutojnë publikisht persona të shpallur fajtorë për krime të ndryshme, kryesisht trafik droge dhe vrasje, dy akuza të rënda në legjislacionin vendas.

Kjo ka bërë që në vend të hapet një debat i gjerë, ku shumë mbrojnë vendimin e autoriteteve si të duhurin për të shmangur krimet dhe po aq të tjerë që e kundërshtojnë ekzekutimin publik si çnjerëzor dhe poshtërues.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel