95-vjeçarja aksidenton për vdekje varrmihësin, rrezikon burgun

19/12/2017 18:39

Një 95-vjeçare ka pranuar se ka aksidentuar për vdekje një punonjës varreze pasi e kishte përplasur me makinën e saj Hyundai i30.

Frail Gertrude Lister, nga Maidenhead në Angli, u paraqit para trupit gjykues me një shkop në dorë, kur pranoi se kishte shkaktuar aksidentin që i mori jetën 47-vjeçarit Paul Mills.

Pavarësisht moshës së saj të thyer, 95-vjeçarja rrezikon të dënohet me burg, raporton Daily Mail duke cituar gjykatësin Paul Dugdale, i cili ende nuk ka marrë një vendim.

Top Channel