Lufta e Dytë Botërore është sjellë në jetë në një seri fotosh me ngjyra që tregojnë momentet më shpërthyese të konfliktit të armatosur.

Fotografitë dramatike tregojnë një aeroplan luftarak Air Force B-17 duke bombarduar Marienburgun e Gjermanisë në vitin 1943 dhe një B-25 që fluturon mbi Malin Vezuv të Italisë, ndërkohë që llava dhe tymi dalin prej vullkanit.

Shpërthimi i këtij vullkani vrau 57 persona dhe shkatërroi fshatin San Sebastiano dhe San Xhorxho në mars të vitit 1944, në kohën kur forcat aleate po luftonin për supremaci në qiej.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA