Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur…
Bukuria kërkon sakrifica të mëdha, por jo deri në vetëmohim këmbëngulin dy vajza të apasionuara pas fitnesit që provuan për një javë dietën e modeleve të Victoria’s Secret.
Michelle Kejrs-it dhe Candace Lowry-it , eksperienca e përjetuar iu duk e tmerrshme. Dy 25 vjeçaret regjistruan çdo dite të makthit siç i quajnë ato rregullat ushqimore të krijuara nga nutricionisti Stephen Pasterino për modelet Blanca Padilla dhe Nadine Leopold.
Nuk është hera e parë që Michelle dhe Blanca provojnë t`i hyjnë një regjimi të rreptë ushqimor, ama përpjekja e fundit i ka lënë në një gjendje që sipas tyre nuk mund të përshkruhet ndryshe përveçse e “mjeruar”. Atë që kalova, nuk do t’ia uroja as armikut më të keq, thotë Michele në videon e hedhur në Youtube. Dieta kërkon që në mëngjes, me stomakun bosh, të pihet një gotë e vogël uthull.
Vakti i parë i ditës përbëhet pastaj nga një avokado, një grapefruit me kanellë dhe një tas quinoa me fruta pylli ose smoothie me jeshillëqe. “Shishja e ambalazhuar e uthullës në fillim mu duk si lëng molle”, rrëfen Michele, “dhe vetëm kur e provova, e pashë çfarë ishte. Thashë se piva klor”. Në bazë të kësaj diete duhen konsumuar ushqime të gatuara pa kripë, shija e të cilave mund të rregullohet vetëm me uthull e vaj ulliri e sa më shumë sallata të shoqëruara me mish të bardhë e peshk.
Përpos kësaj, dy vajzat thonë se është shumë e vështirë të hash jashtë në një situatë të tillë, sepse porosinë tënde mezi e kuptojnë dhe e përgatisin. Kjo dietë thonë Michelle dhe Candace, e ka një të përbashkët me gjithë të tjerat që ato kanë provuar përpara saj: Të lë gjithmonë të uritur!
Top Channel