Një 6-vjeçar ka fituar rreth 11 milionë dollarë vitin e kaluar thjesht duke i bërë recension lodrave në kanalin e tij në Youtube.

Ryan, mbiemri i të cilit dhe vendbanimi nuk janë bërë publike për të mbrojtur privacinë e tij, ka 10 milionë ndjekës në kanalin Ryan ToysReview, që e ka hapur përpara dy vitesh.

Në renditjen e personave që fitojnë më shumë nga Youtube, Ryan renditet në vendin e tetë.

Videoja më e shikuar e vogëlushit është ajo ku ai hap një vezë gjigante me makina Pixar. E postuar në korrik 2015, klipi ka grumbulluar 801 871 504 shikime.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA