Një i ri rus rrezikon të mbetet pa krahë pasi ka përdorur një solucion të përgatitur në shtëpi për të fryrë muskujt.

21-vjeçari Kirill Tereshin i bëri bicepset si personazhi Popeye me injeksionet e tija kontroverse dhe tani po vuan pasojat.

Ish-ushtari ka postuar në Instagram kohët e fundit një foto ku shkruan: “Krahët bazuka po bien”. Ndërkohë, doktorët i kanë thënë se rrezikon paralizimin ose amputimin.

Por, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Kirilli thotë se do të vazhdojë të injektojë në krahë Synthol-in, që përbëhet nga 85% vaj, 7.5% lidokainë dhe 7.5% alkool.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA