Pronari i një lokali në Vlorë është plagosur me armë zjarri, dhe ka shkuar menjëherë në spital, dhe ky i fundit vuri në dijeni autoritetet policore.

Efektivë të policisë kanë shkuar pranë ambienteve të spitalit dhe ka verifikuar se D. C., 51 vjeç, pronari i një lokali tek “Uji i Ftohtë” është plagosur në këmbë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në lokalikn e tij, dhe autor ka qenë klienti i lokalit, E.V, 46 vjeç.

Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA