Gasperini driblon polemikat: Fjalët e Ranierit? Do të flasim, tani jam i kënaqur për fitoren 3-0… 11/04 00:12
Hungërima e luanit Insigne. Sulmuesi i Napolit, pak ditë para sfidës së rëndësishme të kampionatit kundër Juventusit, ka bërë një super tatuazh, duke përfshirë të gjithë shpinën e tij.
Lerenzinho, siç e quajnë me përkëdheli sulmuesin napoletan, ka të vizatuar në tatuazhin e tij gjigant një luan dhe luaneshë që mbrojnë këlyshët e tyre.
Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjera të Napolit, tatuazhet janë bërë te Enzo Brandi, shumë i njohur në Napoli për bashkëpunimin e tij me futbollistët. Tani tifozët e Napolit janë pritje për të dëgjuar të premten hungërimën e luanit të tyre, Lorenzo Insigne.
Top Channel