“Hungërima e luanit” Insigne, tatuazhi i ri i sulmuesit

29/11/2017 13:21

Hungërima e luanit Insigne. Sulmuesi i Napolit, pak ditë para sfidës së rëndësishme të kampionatit kundër Juventusit, ka bërë një super tatuazh, duke përfshirë të gjithë shpinën e tij.

Lerenzinho, siç e quajnë me përkëdheli sulmuesin napoletan, ka të vizatuar në tatuazhin e tij gjigant një luan dhe luaneshë që mbrojnë këlyshët e tyre.

Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjera të Napolit, tatuazhet janë bërë te Enzo Brandi, shumë i njohur në Napoli për bashkëpunimin e tij me futbollistët. Tani tifozët e Napolit janë pritje për të dëgjuar të premten hungërimën e luanit të tyre, Lorenzo Insigne.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel