NBA, Memphis në krizë. Brooklyn i shkakton humbjen e 12-të

27/11/2017 12:18

Brooklyn shton problemet e Memphis Grizzles. Në FedEx Forum, skuadra nga New Jersey fitoi ndaj vendasve me rezultatin 98-88 duke bërë që Memphis të regjistrojë humbjen e 8 radhazi dhe të 12 sezonale.

Vendimtar për skuadrën e Nets u bë Carroll me 24 pikë, 6 topa në tabelë dhe 2 assist, ndërkohë që për Grizzlies nuk mjaftuan 18 pikët e Marc Gasol i cili në 12 minutëshin e fundit u la në stol gjë që e zemëroi jo pak basketbollistin spanjoll.

Ishte Memphis ai që e nisi më mirë sfidën që në periodën e parë arriti të krijojë një avantazh me 8 pikë, por Brooklyn reagoi dhe në gjysmën e sfidës rezultati ishte 47-47. Pas pushimit të sfidës, Brooklyn shënoi rezultatin e pjesshëm 9-0 duke thelluar rezultatin nga 53-49 në 62-59.

Në fund Memphis e shkurtoi këtë diferencë deri në 5 pikë, por Nets nuk e lejoi ate të afrohet akoma më shumë për të mbyllur sfidën 98-88.

Fitore shënoi edhe Miami heat që mposhti Chicago bulls në United Center me rezultatin 100-93 duke e çuar në 10 numrin e fitoreve sezonale, ndërkohë që bilanci i Chicagos është 3 fitore dhe 15 humbje.

Goran Dragic ishte njeriu i ndeshjes për Miami Hean me 24 pikë personale, 14 nga të cilat i shënoi në periodën e katërt. Në ndeshjen tjetër të NBA, Minnesota Timberëolves mundi Phoenix Suns me rezultatin 119-108.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA