Mbledhja e dy qeverive në Korçë përfundoi me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj firmosën memorandume bashkëpunimi në fushën e mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën.
U nënshkrua gjithashtu një protokoll teknik mes dy ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore dhe joshtazore mes dy vendeve.
Gjithashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian.
Top Channel