Liqeni i Farkës po shndërrohet dita ditës në një park të mirëfilltë dhe në një nga destinacionet më të frekuentuara të qytetarëve të Tiranës për të kaluar fundjavat dhe kohën e lirë.

Si pjesë edhe e projektit të Pyllit Orbital, Bashkia e Tiranës ka vijuar me mbjelljen e 100 pemëve të tjera në Farkë.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan kësaj nisme dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për t’i lënë gjeneratës së ardhshme një qytet më të mirë dhe më të shëndetshëm.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë edhe mikeshat nga qendrat sociale. Më vjen mirë që pavarësisht se shumica e atyre që shkojnë në qendrat tona sociale janë në moshë të thyer, ndihen të rinj në shpirt. Besoj se paja më e mirë që i lëmë qytetit, pavarësisht nga mosha jonë, është një qytet më i gjelbër, me më shumë pemë, me më shumë oksigjen. Dua të falenderoj shumë të moshuarit që na japin ne të rinjve shembuj se si jetohet jeta me vepra dhe jo me fjalë. Më vjen mirë që ky kontribut shkon për të pasuruar parkun e Farkës”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë vëmendjes së kushtuar në këto dy vite në këtë zonë, parku i liqenit të Farkës po merr formë të plotë, ku veç mundësive për aktivitete sportive, po krijohet edhe një hapësirë e tërë me pemë dhe bimësi të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA