Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Durrësit ka vënë në pranga Eduart Daiun, 57 vjeç, banues në Rrushkull të Durrësit, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar në 2009 me 16 vjet burg.
Daiu akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe nga dënimi i ka mbetur të vuajë dhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burg, bën të ditur policia.
Daiu ka qënë pjesë e një organizate kriminale, hetimet për të cilën kanë nisur që në 2003, dhe për një vit, 2003-2004 banda kishte transportuar drejt Italisë plot 488 kg heroinë, sipas arkivave të kohës. Daiu ka qënë në Itali një prej korrierëve të heroinës që trafikohej nga banda e cilësuar si pesë bosët e drogës së Shijakut.
Top Channel